Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi në metronë e New Yorkut thotë se u frymëzua nga ISIS-i

I dyshuari për tentimin e sulmit terrorist në stacionin e autobusëve në New York ka thënë se veprimi i tij ishte në shenjë hakmarrje për sulmet amerikane ndaj Shtetit Islamik.

Kayes Ullah, emigrant 27 vjeçar nga Bangldeshi i plagos pasi lëshoi bombën mbi trupin e tij duke lënduar edhe tre persona të tjerë në një metro nëntokësore në New York.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia thotë se Ullah kishte zgjedhur këtë vend për sulmin, për shkak të vendosjes së shumë posterave të Krishtlindjes, transmeton KosovaPress.

Ai u tha hetuesve të policisë se ai ishte frymëzuar nga sulmet terroriste të Krishtlindjeve në Evropë dhe zgjodhi terminalin pasi pa një numër posterash festivë në muret e metrosë, raportojnë mediat amerikane.

Ullah tha se sulmi i planifikuar ishte motivuar nga sulmet ajrore amerikane mbi objektivat e ISIS në Siri dhe vende të tjera, raporton New York Times.