Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Opozitës në Venezuelë i ndalohet të marrë pjesë në zgjedhjet e 2018-ës

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, thotë se partive opozitare në vend u është ndaluar të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit që po vjen.

Ai tha se vetëm partitë që kanë marrë pjesë në sondazhet për kryebashkiakun, e që u mbajtën të dielën, kanë të drejtë të kundërshtojnë presidencën, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Udhëheqësit nga Partia e Drejtësisë, Vullnetit Popullor, Partia Demokratike, të dielën bojkotuan votimin pasi thanë se sistemi zgjedhor ishte i njëanshëm.

Presidenti Maduro, këmbëngul se ky sistem në Venezuelë është krejtësisht i besueshëm dhe nuk anon.

Megjithatë në një fjalim të tij gjatë së dielës, Maduro tha se partitë opozitare “janë larguar nga harta politike”.