Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se ka ndërmarrë sulm ajror kundër al-Kaidës në pjesën veriore të Sirisë, por cak i sulmit nuk ishte një xhami, ku dje janë vrarë dhjetëra vetë.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se “aeroplanë të paidentifikuar e kanë marrë në shënjestër” një xhami në fshatin, Al-Jineh, që është nën kontroll të kryengritësve, afër qytetit verior, Alepo, me ç’rast janë vrarë së paku 42 vetë dhe plagosur më se 100 të tjerë, shumica prej tyre civilë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, John J. Thomas, tha se sulmi ajror “nuk e kishte në shënjestër xhaminë, por ndërtesën të cilën ne e kishim cak...e cila është afro 15 metra larg nga xhamia, që ende qëndron”.
Mëtutje, në kumtesën e kësaj komande theksohet se “forcat amerikane kanë ndërmarrë sulm ajror në një lokacion të takimit të Al-Kaidës në Siri më 16 mars në Idlib në Siri, duke i vrarë disa terroristë”.
Komentet e kolonelit Thomas u bënë pasi aktivistët lokalë kanë postuar fotografi në rrjetin Twitter të asaj që duket se ishin copë të raketës së prodhimit amerikan, Hellfire, ka raportuar e përditshmja New York Times.
Autenticiteti i fotografive nuk mund të verifikohet.