Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe gjatë një takimi në Egjipt, e kanë dënuar vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për njohjen e Izraelit si kryeqytet të Jerusalemit.
Në një deklaratë të lëshuar sot, ministrat arabë e ka cilësuar vendimin “të paligjshëm” dhe u kanë bërë thirrje liderëve të vendeve të tyre që më urgjencë të mbajnë një takim për të diskutuar për çështjen e Jerusalemit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë propozuar që mbledhja të mbahet në Jordani.
Trump ka njoftuar më 6 dhjetor se Shtetet e Bashkuara e njohin zyrtarisht Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ka premtuar se Ambasadën Amerikane do ta bart nga Tel Avivi në Jerusalem, shkruan rel.
Trump ka thënë se vendimi vetëm e ka reflektuar realitetin dhe se kjo gjë nuk do të ndikojë në pozitën që ka SHBA-ja si ndërmjetësues në konfliktin izraelito-palestinez.