Meenas i janë dhënë biskota të ndryshme në qeli. Ajo është lindur aty. Aty e kanë kontrolluar mjekët. Aty ka marrë gjirin. Tani është njëmbëdhjetë vjeçe. Tërë jetën e ka kaluar në qeli dhe mbase edhe pjesën e mbetur të fëmijërisë do ta kalojë prapa grilave.
Vajza nuk ka kryer kurrfarë krimi, por nëna e saj, Shirin Gul, është dënuar me burgim të përjetshëm si vrasëse serike, transmeton “Koha Ditore”. Dhe sipas ligjit afgan, ajo mund ta mbajë vajzën me vete në burg derisa t’i mbushë tetëmbëdhjetë vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMeena është formuar në burg dhe asnjëherë nuk ka dalë prej tij. Madje as edhe për një vizitë të shkurtër jashtë tij. Asnjëherë nuk ka parë televizor dhe nuk ka ide se si mund të duket jeta jashtë mureve të burgut.
Rasti i saj është i jashtëzakonshëm, por jo unik. Në pavijonin e femrave në burgun e krahinës së Nangarharit në Afganistan është vetëm një prej 36 fëmijëve të burgosur për faje të nënave të tyre.
Janë 42 gra të dënuara për krime të ndryshme. Por asnjë prej fëmijëve të tjerë nuk ka kaluar kaq shumë kohë prapa grilave. Shumica e dënimeve të nënave të tjera janë më të shkurtra... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.