Gjinkallat, si e di secili nxënës japonezë, qëndrojnë nën tokë për vite të tëra, para se të dalin në sipërfaqe gjatë verës. Ato ngjiten tek pema më e afërt, duke hequr guaskat e tyre dhe duke nisur jetën e dytë, të shkurtër.
Gjatë ditëve të pakta në tokë, ato çiftëzohen, fluturojnë dhe lëshojnë një zhurmë, transmeton “Koha Ditore”. Duke klithur përtokë, ato lëshojnë shkundjet e fundit para se të vdesin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChieko Ito urrente klithjet e tyre. Zhurma sapo kishte nisur, derisa gjatë verës vetëm sa do të rritej, duke e bërë qetësinë të pamundur. Derisa një grup gjinkallash heshtte, një grup tjetër do të dëgjohej. Pastaj, derisa numri i këtyre insekteve rritej, grupi i gjinkallave të vdekura do të vërshonte kompleksin e saj të madh të banimit, duke u ndalur vetëm me fundin e verës.
“Zhurma nuk ndalet, prej mëngjesit e deri në mbrëmje”, pëshpëriti ajo.
Ishte pasdite e ditëlindjes së saj të 91-të, në një ditë të vapës përcëlluese, që ua kishte shtuar gajlet banorëve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.