Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Izraeli sulmohet me raketa, ushtria hakmerret duke bombarduar Gazën

Izraeli ka njoftuar se ka sulmuar një sërë bazash që i përkasin grupit militant Hamas në hakmarrje për sulmet me raketa nga rebelët.

Ushtria izraelite ka deklaruar se vendi është sulmuar me raketa, duke saktësuar se njëra prej tyre u gjet në tokë dhe një tjetër ra në Sderot të premten vonë, ndonëse nuk u raportuan viktima.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në hakmarrje, forcat ajrore të Izraelit goditën këtë mëngjes një bazë të rebelëve për prodhimin e armëve dhe një dyqan municioni në Gaza.

Tensionet midis izraelitëve dhe palestinezëve janë rritur qëkur Presidenti Donald Trump e njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Izraeli e ka cilësuar gjithmonë Jerusalemin si kryeqytet, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor.

Dy palestinezë vdiqën pasi trupat izraelite qëlluan mbi turmat e protestuesve në Gaza gjatë përplasjeve të së premtes.

Gjatë sulmeve ndaj bazave të Hamasit, u plagosën 25 persona.