Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Koreja e Veriut: Lufta e pashmangshme, fajin e ka SHBA-ja

Nga Koreja e Veriut kanë ardhur deklarata aspak të mira sa i përket paqes në botë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë së fundmi se lufta është bërë e pashmangshme pas “kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, të cilat janë duke u kryer nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shpërthimi i luftës është bërë ‘një fakt i vërtetuar’”, ka thënë zyrtari koreanoverior.

Zyrtari fajësoi “luftën kundër terrorizmit” dhe “stërvitjen e përbashkët më e madhe ndonjëherë ajrore” mes SHBA dhe Koresë së Jugut për shtyrjen e gadishullin në prag të një lufte të mundshme, transmeton TCH.

Deklarata u botua nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, duke iu referua komenteve të Mike Pompeo, drejtorit të CIA-s, i cili tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk e kupton se sa serioze është gjendja aktuale në Azinë Verilindore.