Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, deklaroi sot se BE-ja ka thënë se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i të dyja shteteve Izraelit dhe Palestinës, dhe duhet të zgjidhet ndërmjet këtyre shteteve.
SHBA-ja dje ka njohur Jerusalemin zyrtarisht kryeqytet të Izraelit, gjë që ka shkaktuar trazira të mëdha si dhe pakënaqësi, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bashkimi Evropian ka qëndrim të qartë dhe unik. Besojmë se zgjidhja e vetme reale e konfliktit Izrael-Palestinë iu përket dy shteteve, ndërsa Jerusalemi do të ishte kryeqytet i të dyja shteteve”, tha Mogherini duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.