Protestuesit kanë djegur fotografitë e presidentit amerikan Donald Trump në qytetin Gaza sot dhe zyrtarët palestinezë kanë paralajmëruar shkëputjen e lidhjeve me SHBA dhe përfundimin e bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin, pas njohjes zyrtare të Jerusalemit si kryeqyteti izraelit.
“Jerusalemi është çështje e popullit palestinez dhe kauzë për vendin”, tha lideri i Hamaz, Ismail Haniya.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas vendimi amerikan për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit do të shkaktojë transformime të tmerrshme në gjithë rajonin.
Në Gaza kanë shpërthyer protesta, ku qindra qytetarë kanë djegur flamujt amerikanë dhe posterët e Trumpit, transmeton kp.
Organizata Hamaz dhe Xhihadi Islamik u kanë bërë thirrje liderëve arabë që të shkëpusin marrëdhëniet me SHBA dhe të tërhiqen nga bisedimet për paqe me Izraelin.
“Nëse Jerusalemi do të jetë kryeqytet i Izraelit, atëherë ne jemi në rrugën për zgjidhjen e një shteti të vetëm”, tha Ziad Abu Zayyad, ish-ministri palestinez për çështje të Jerusalemit, shkruan NY Times.