Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Andrej Babis kryeministri i ri i Republikës Çeke

Populisti i krahut të djathtë, Andrej Babis do të emërohet sot kryeministri i ri i Republikës Çeke nga presidenti Milos Zeman, në zyrën presidenciale, në Kështjellën e Pragës.

Partia ANO e 63-vjeçarit mori 30 për qind të votave në zgjedhjet e tetorit duke siguruar 78 nga 200 vendet në Dhomën e Ulët të parlamentit dhe duke e bërë forca më e madhe politike pas zgjedhjeve në vendet e Evropës Qendrore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Babis do të emërojë një kabinet të pakicës, që do të betohet brenda një jave.

Deri tani, partitë e themeluara kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Babis për shkak të një hetimi që shnjestronte atë për mashtrim të subvencioneve si themelues i një kompanie.

Policia ka kërkuar heqjen e imunitetit të tij për shkak të akuzave për vepra penale.

Kritikët kanë shprehur frikën e tyre se Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravës, ajo e Lirisë, e ekstremit të djathtë, dhe Demokracisë së Drejtë (SPD) do të mbështesin qeverinë e ANO-s.

Në samitin e ardhshëm, Babis pritet të mbajë një fjalim ku do të kërkojë një mbrojtje aktive kundër migrantëve nga vendet joanëtare të BE-së.

Babis ka ngritur një ”perandori” biznesesh që përfshin më shumë se 250 kompani, duke përfshirë gazetat ditore dhe televizionin më të njohur në Republikën Çeke, që shpesh është krahasuar me ish-kryeministrin italian dhe manjatin e medias, Silvio Berlusconi.