Kongresisti demokrat, John Conyers, anëtari më vjetër i Kongresit amerikan, ka njoftuar pensionimin e tij të martën shkaku i akuzave për ngacmim seksual dhe vendosi që ulësen e tij do t’ia zë djali.
“Jam në proces që të bëj bashkë planet e pensionimit dhe do të keni më shumë njoftime shumë shpejtë... po pensionohem sot”, ka thënë Conyers në një intervistë për radion e Detroitit, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam familje të mirë dhe veçanërisht djali im i madh, John Conyers III, i cili rastësisht do të jetë zëvendësues në karrigen time të Kongresit”, ka shtuar kongresisti, i cili është në këtë post që prej vitit 1964, transmeton Koha.net.
Komiteti i Etikës javën e kaluar nisi hetimet ndaj Conyersit, 88-vjeçar, pasi tha se zyra e tij kishte zgjedhur një rast të ngacmimet me një ish-anëtar të stafit, të cilin e kishin paguar, por nuk ka pranuar fajësinë.
Conyers është politikani i parë amerikan që jep dorëheqje shkaku i valës së fundit të akuzave për ngacmime seksuale. Ai mohoi akuzat gjatë kësaj interviste për radion.
“Sido që të jenë, nuk janë të sakta dhe nuk janë të vërteta dhe mendoj se janë diçka për të cilat nuk mund të sqaroj se prej nga vijnë”, ka thënë Conyers.