Mijëra njerëz u detyruan që të braktisin shtëpitë e tyre në veri të Los Anxhelosit për shkak të një zjarri masiv që po lëviz me shpejtësi në zonë.
Zjarri shpërtheu me forcë mbrëmjen e së hënës në kontenë Ventura dhe dogji 10 000 hektarë tokë në pak orë. Tashmë, zjarri kërcënon rrezikshëm qytetet e Santa Paulës dhe Venturës, diçka që shihet mjaft qartë nga pamjet filmike, shkruan Tch.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia kaliforniane tha se një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, ndërsa përpiqej t’ia mbathte nga zjarri. Disa ndërtesa janë djegur nga flakët dhe mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e djegies së shtyllave. Autoritetet amerikane thanë se në raste zjarresh të tilla që përparojnë me shpejtësi, e vetmja gjë që mund të bëhet është të evakuohen banorët dhe të mbrohen strukturat më larg zjarrit.
Ky i fundit shpërtheu në afërsi të kolegjit “Thomas Aquinas” në Santa Paula dhe të evakuuarit e parë ishin studentët e stafi i shkollës. Erërat e forta janë faktori kryesor, veç thatësirës, që shtyjnë zjarrin me shpejtësi përpara, ndërsa me qindra zjarrfikës po përpiqen të mos lejojnë flakët të mbërrijnë në qytetet e Venturës dhe Santa Paulas.