Ish-Presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili, ka ngritur në këmbë të gjitha forcat e sigurisë, pasi është ngjitur në çatinë e një ndërtese nga ku kërcënon se do të hidhet.
“Populli i Ukrainës të bashkohet. Mos lejoni që Poroshenko të më marr peng sipas urdhrit të Putinit”, është dëgjuar të thotë ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKolegu i ish-presidentit gjeorgjian, David Sakvarelidze ka deklaruar se persona të panjohur kanë thyer sot derën e apartamentit të Saakshvilit.
Ish-presidenti ka kërcënuar disa minuta se do të hidhet nga ndërtesa, por policia ka ndërhyrë në kohë duke e neutralizuar, e më pas edhe arrestuar.
Aventura e rrezikshme e Saakashvilit erdhi pasi Shërbimet e Sigurisë në Ukrainë po ndërmerrnin një kontroll në banesës së tij. Lëvizja e forcave të sigurisë vjen dy ditë pasi partia e tij Lëvizja e Forcave të Reja organizoi një tubim masiv në Kiev duke kërkuar pezullimin e presidentit ukrainas Petro Poroshenko, shkruan shekulli.
Është i njohur konflikti direkt që ka Saakashvili me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Ky i fundit nuk ka nguruar të përdorë madje edhe instancën e Zyrës së Prokurorit kundër armikut të tij.
Më herët Saakashvili dhe Poroshenko kanë qenë dy aleatë të ngushtë. Në maj të vitit 2015, Poroshenko e emëroi Saakashvilin në mënyrë sensacionale Guvernator të Odessa Oblast.
Ai e mori detyrën më premtimet për reforma të mëdha, por së fundmi nuk korri veçse dështime në detyrë. Marrëdhënia e Saakashvilit dhe Porshonekos pësoi një çarje çka solli për pasojë heqjen e mandatit të tij si guvernator.