Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sërish protesta në Rumani

Disa mijëra persona u mblodhën dje në mbrëmje në sheshin “Victoria”, në Bukuresht, si edhe në të gjithë Rumaninë për të protestuar kundër ndryshimeve të sistemit të drejtësisë, të mbështetura në parlament nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE).

Manifestimet e tjera u zhvilluan edhe në Brasov, Cluj-Napoca, Sibiu dhe Craiova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestat u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa skuadrat e policisë dhe xhandarmërisë në këto qytete kanë qëndruar në gatishmëri.

Pjesëmarrësit në manifestime mbanin në duar flamuj trengjyrësh të Rumanisë, që simbolizojnë republikanizmin, lirinë dhe revolucionin, si edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, protestuesit hapën një flamur të madh të BE-së në mes të sheshit “Victoria”, pranë selisë së qeverisë.

Sloganet që u hodhën nga protestuesit ishin “Të gjithë për drejtësi”, “Nuk shitem, nuk jam rebel, unë jam qytetar”, “Zgjidhja e vetme, një Kushtetutë tjetër” e të tjerë.