Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hahn arriti në Sarajevë, rithekson perspektivën evropiane të BeH

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johannes Hahn arriti për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) për të ritheksuar perspektivën evropiane të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Hahn vizitën e tij zyrtare në BeH e filloi duke u takuar me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq, ministrin e Financave dhe Thesarit, Velkosav Bevanda dhe ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe Ekonomisë, Mirko Sharoviq, me të cilët bisedoi për reformat dhe procesin e integrimeve evropiane të BeH-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas takimit, Zvizdiq deklaroi se ka informuar Komisionerin evropian në lidhje me disa procese të rëndësishme që janë në faza të ndryshme të zbatimit, para së gjithash, në lidhje me pyetësorin e Komisionit Evropian dhe nivelin aktual të zbatimit të përgjigjeve nga pyetësori, për të cilin tha se BeH ndoshta mund të përfundojë deri në fund të vit.

“Rreth 85 për qind të përgjigjeve nga pyetësori tashmë janë përkthyer. Më shumë se 96 për qind e përgjigjeve janë përshtatur me gjuhët e vendit dhe vazhdon me përkthime, kurse rreth 1 deri 2 për qind të përgjigjeve do të përfundojnë në nivelet e tjera të trupit të mekanizmit koordinues”, ka thënë Zvizdiq.

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së informoi Komisionerin evropian për situatën aktuale në lidhje me grupin e ligjeve të akcizës dhe mbi strategjitë e zhvillimit rural dhe të energjisë.

“Presim që Komisioneri Hahn në takim me liderët e partive politike të theksojë rëndësinë e miratimit të këtyre strategjive në mënyrë që ata të mund të miratohen në dy javët e ardhshme, sepse Këshilli i Ministrave është i gatshëm që të miratojë strategjinë, e cila deri në fund të vitit do të mundësonte qasjen e më shumë se 50 milionë eurove në fushën e bujqësisë që do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për BeH”, tha Zvizdiq.

Ai theksoi se me komisionerin Hahn gjithashtu diskutuan mbi projektet e mëtejshme lidhur me rajonin e përbashkët ekonomik.

“Në këtë drejtim, BeH është shumë e interesuar që të jetë pjesë e procesit që do të mundësojë qarkullimin më të shpejtë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit dhe të mundësojë shkëmbimin më të mirë ekonomik brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të rajonit me BE-në”, tha Zvizdiq.

Ai tha se synojnë që strategjia e re e BE-së, e cila do të publikohet në muajin shkurt, BeH të trajtohet si një vend që ka harmonizuar dinamikën e integrimit evropian me dinamikën e vendeve të tjera dhe që do të përfshihet në zgjerimin e ardhshëm të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Komisioneri Hahn tha se me vizitën e tij në fund të vitit, ka dashur të rikujtojë edhe një herë BeH-në për perspektivën e saj evropiane.

“Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj se një sërë masash shumë të rëndësishme që kanë mbetur, jo vetëm që janë përgatitur, por janë para përfundimit të tyre. Më e rëndësishmja prej tyre është paraqitja e përgjigjeve ndaj pyetësorit, kurse në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që përgjigjet adekuate të dorëzohen sa më parë, ashtu që të mund të fillojmë proceset e brendshme dhe të mbajmë dinamikën nga ana jonë”, tha Hahn.

Hahn dhe Zvizdiq konstatuan se një nga masat e rëndësishme është miratimi i strategjive të rëndësishme që kanë mbetur, dhe kjo është strategjia në sektorin e zhvillimit rural.

Ai shtoi se e njëjta vlen edhe për miratimin e grupit të ligjeve mbi akcizën, siç tha, ky është një vendim që ka marrë vendi për të financuar ndërtimin e rrjetit të autostradave në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë vizitës në BeH, Hahn do të takohet edhe me anëtarët e presidencës së BeH-së, kurse më vonë do të hapë ndërtesën e re të Prokurorisë së BeH-së, ndërtimi i së cilës u financua nga Bashkimi Evropian, ndërsa më pas është planifikuar edhe një adresim i shkurtër.