Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në BeH arrestohen 13 persona nën dyshimin për krime kundër njerëzimit

Me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), zyrtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA), mëngjesin e sotëm në rajonin e Konjicës dhe Sarajevës kanë arrestuar 13 persona të dyshuar për krime kundër njerëzimit, transmeton AA.

Në njoftimin e SIPA-s në BeH, thuhet se personat e privuar nga liria dyshohen se kanë kryer veprën penale "Krim kundër njerëzimit" në zonën e komunës Konjiq gjatë vitit 1992.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të arrestuarit janë dërguar në zyrat e SIPA-s për hetime të mëtejshme, pas së cilës do të dorëzohen në Prokurorinë e BeH-së, thuhet në njoftimin e SIPAS-s.