Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA dhe Koreja Jugore i kanë filluar ushtrimet e përbashkëta

Ushtritë e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore i kanë filluar sot ushtrimet më të mëdha që janë mbajtur ndonjëherë, në të cilat marrin pjesë më tepër se 230 aeroplanë luftarakë.

Këto ushtrime, Koreja Veriore i ka vlerësuar si “krejtësisht provokuese, që mund të çojnë në konflikt atomik “në çdo moment”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këto ushtrime vjetore me emrin, Vigilant Ace, që do të vazhdojnë deri më 8 të këtij muaji, marrin pjesë afro 12 mijë ushtarë të marinës amerikane dhe personel tjetër.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ushtrimi i përbashkët do ta forcojë gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale të përpjekjeve për garantimin e paqes dhe sigurisë në Gadishullin Korean.

Koreja Veriore e ka lansuar një raketë balistike më 28 nëntor, që ishte e fundit në serinë e lansimeve të cilat i kanë shtuar tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në rajon.

Shtetet e Bashkuara i kanë afro 28 mijë ushtarë në Korenë Jugore, për zmbrapsjen e ndonjë agresioni eventual të Koresë Veriore.