Në orën pesë të mëngjesit, ata u zgjuan nga celulari. Nuk kishin vënë fare sy në gjumë – Carlos Saldana kishte qenë në spital një natë më parë, shkaku i problemeve të tij të zakonshme me lukth.
Ishte lutur që dhimbja t’i kalonte dhe Zoti do t’i jepte fuqi. Sot ishte bastisja, kulminacioni i viteve të përcjelljes së karteleve, të misioneve të përgjimit që shpresonte se do t’ia siguronin prehjen dhe ai do ta merrte vesh se ku ndodhej trupi i pajetë i së bijës së tij, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër aq shumë kohë, ai u ishte përgjëruar zyrtarëve që të bëjnë diçka. Tani, ai nuk ishte i sigurt nëse do të mundë të ecte.
“Përse mu sot, Zot”, kishte murmuritur në spital. “Sa shumë e kam pritur këtë gjë”.
Gjashtë vjetët e kaluar, Saldana i kishte kaluar duke e kërkuar të bijën e tij Karla, duke e tejkaluar secilën pengesë me obsesion që shkonte në kufijtë e çmendurisë – duke u përballur me kërcënime të karteleve, indiferencën e qeverisë, shëndetin e ligë, madje edhe fëmijët e tij, që druanin se kjo gjueti e tij i kishte vënë ata në rrezik.
Vicky Delgadillo shikonte, derisa Saldana u ngrit me zor nga shtrati dhe e mori një shkop. Edhe ajo e kishte një vajzë të zhdukur, Yuneryn, të cilën Saldana tani e konsideronte si vajzë të veten. Gjatë dy vjetëve të kaluar, ai dhe Vicky kishin ndarë shtëpinë, jetën dhe dashurinë e lindur nga humbja. Ajo e kuptonte fiksimin, që Saldanas i ishte shndërruar në definicion të jetës. Edhe për të ishte ashtu... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.