Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pas zgjedhjeve zbuten tensionet Holandë-Turqi

Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme, në të cilat fituese doli Partia Popullore për Liri dhe Demokraci, e Kryeministrit Mark Rutte, filluan të bëhen deklarata për nevojën e uljes së tensionimit me Turqinë.

Ministrja e Mbrojtjes, Xhenin Henis-Plashert (Jeanine Hennis-Plasschaert) në deklaratën e bërë për gazetarët në Hagë tha se në krizën që jetohet me Turqinë duhet të mbahet një qëndrim më pajtues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrja e Mbrojtjes mohoi pretendimet se kryeministri Mark Rutte ka rritur tensionimet me Turqinë për të fituar më shumë vota në zgjedhje.

Mirëpo në sondazhet e bëra para zgjedhjeve, Rutte dhe lideri i të djathtës ekstreme, Geert Wilders kanë qenë të barabartë në vota, ndërsa Rutte shtoi numrin e votave pas krizës së jetuar ditën e shtunë.

Edhe pse partia e Mark Rutte shënoi ulje në numrin e votave, ajo fitoi për të tretën herë në zgjedhje dhe prej 150 karrigeve të parlamentit holandez i fitoi 33 karrige.

Udhëheqja e Holandës ditën e shtunë nuk kishte lejuar uljen e avionit të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ndërsa ministren e Familjes dhe Politikat Sociale, Fatma Betul Sayan Kaya nuk e kishte lejuar të hyjë në godinën e konsullatës turke në Rotterdam.