Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tillerson: Spekulimet për shkarkimin tim, qesharake

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i cilësoi qesharake spekulimet në lidhje me shkarkimin e tij nga presidenti Donald Trump.

I pyetur në lidhje me informacione qarkullojnë në media prej ditës së djeshme, ku sipas tyre Shtëpia e Bardhë synonte ta shkarkonte atë së shpejti, madje duke e detyruar për të dhënë dorëheqjen, ministri thjesht iu përgjigjet se është vërtetë qesharake.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky është reagimi i parë që prej raportimit të New York Times, të enjten në mëngjes, që presidenca amerikane po punon për një riorganizim të mundshëm për ta zëvendësuar Tillersonin me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo, në javët e ardhshme.

Disa media amerikane, përfshirë CNN konfirmuan se rrjedhjet fillestare të informacioneve kishin si qëllim për të vënë në pozitë të vështirë Rex Tillerson për ta shtyrë më pas drejt dorëheqjes, transmeton KP.

“Sekretari i Shtetit e pëlqen detyrën e tij, por është në dispozicion të presidentit”, u shpreh dje nga ana e saj, zëdhënësja e diplomacisë amerikane.

Marrëdhëniet mes Rex Tillerson, ish-CEO i gjigantit të naftës ExxonMobil dhe Donald Trump janë dukshëm të vështira. Dy burrat kanë pasur mosmarrëveshje publike për disa çështje, si ngrohja klimatike, Irani, Koreja e Veriut dhe kriza e Gjirit, ku presidenti shpeshherë ka shpërfillur haptazi ministrin e tij.