Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Kinë gjendet një fushë e madhe nafte

Në Kinë, është zbuluar një fushë e madhe e naftës, kapaciteti i të cilës vlerësohet mbi një miliard tonë nafte.

Fusha e naftës u zbulua nga Kompania Kombëtare e Naftës Kineze (CNPC).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Deri tani, kapaciteti i zbuluar është 1.24 miliard ton, nga një total prej 520 milionë ton rezervash të provuara", raportojnë mediat kineze.

Kompanitë theksojnë se zbulimi u bë pas dhjetë viteve të ekzaminimeve gjeologjike në këtë zonë të Kinës.

Prodhuesit kryesorë të naftës kineze, të tilla si Petro China dhe CNPC, kanë përshpejtuar përpjekjet hetimore ndërsa prodhimi vendas vazhdon të bjerë, transmeton kp.

Zyrtarët e Petro China thanë se kompania ka rritur kapacitetin e saj të prodhimit në fushën e naftës Ksinjiang për 1.38 milion ton këtë vit ose rreth 27,000 fuçi në ditë.

Aktualisht, Kina është e trembëdhjeta në botë për nga masa e rezervave të provuara të naftës me 25.620 milionë fuçi.