Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina ndërpret të gjitha marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut

Më në fund Kina ka vendosur të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut, deri sa Pheniani të heqë dorë nga programi bërthamor.

Lajmi është bërë publik nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, i cili deklaroi se Ura 80 vjeçare e Tregtisë dhe Miqësisë mes Kinës dhe Koresë së Veriut do të mbyllet në fillim të muajit dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pekini është një nga aleatët e vetëm kryesorë tregtarë të Penianit. Masat vijnë ndërkohë që tensionet bërthamore në rajon po përshkallëzohen gjithnjë e më shumë.

Kina do të ndërpresë përfundimisht lidhjen tregtare me Korenë e Veriut. Pekini ka vendosur që ura tregtare e miqësisë mes dy vendeve të mbyllet në fillim të muajit dhjetor, ndërkohë që tensionet për programin bërthamor të Phenianit, vazhdojnë të dominojnë në rajon. Deklarata për ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare erdhi nga Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuang.

Ura 80-vjeçare është rruga kryesore tregtare e Kinës me Korenë e Veriut dhe furnizon vendin komunist të Kim Jong Un me deri 80 për qind të mallrave të saj. Marrëdhëniet mes Pekinit dhe shtetit koreano-verior janë tensionuar së fundmi, për shkak të sanksioneve të Kinës ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Phenianit. Mbyllja e tregtisë mendohet të jetë një masë e mundshme që Pekini po ndërmerr, si presion ndaj Penianit, më qëllim që ky i fundit të ndalë testet bërthamore.

Mesa duket Kina u nxit nga Presidenti i ShBA, Donald Trump në turin e tij aziatik pasi së fundmi Pekini ka rritur presionet ekonomike ndaj regjimit të Kim Jong UN. Shteti kinez është aleati i vetëm më i rëndësishëm i Koresë së Veriut, por tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm pas testimit të raketave bërthamore. Disa ditë më parë, kompania e fluturimeve, Air China suspendoi fluturimet nga Pekini drejt Phenianit. Ndërsa muajin e kaluar, lideri koreanoverior, Kim Jong Un urdhëroi të gjithë qytetarët që punonin në Kinë, që të ktheheshin në shtëpitë e tyre mes frikës nga lufta bërthamore.