Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E majta gjermane kërkon një qeveri minorance në vend të aleancës CDU-SPD

Kreu i partisë së majtë “Die Linke”, Dietmar Bartsch deklaroi sot se do të preferonte një qeveri të minorancës sesa një tjetër koalicion të madh të drejtuar nga kancelarja Angela Merkel.

Në një intervistë për televizionin publik “SWR”, Bartsch tha se mund të arrihet shumë nëse Merkel krijon një qeveri minorance, që ka ndodhur vetëm tre herë në nivel kombëtar për periudha të shkurtra kohe, në vend që të bashkohet me Partinë Socialdemorakte (SPD) të qendrës së majtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koalicioni i kancelares Angela Merkel, mes Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe degëzimit bavarez, Unioni Kristiansocial (CSU) dështoi në bisedimet për të krijuar një koalicion me të Gjelbrit dhe Liberalët dhe ka kërkuar të zhvillojë bisedime me socialdemokratët (SPD) për të krijuar një koalicion të madh.

Këto bisedime nuk pritet të fillojnë para vitit 2018, si dhe pritet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të merret nga kryesia e SPD-së pas dy javësh, në lidhje me këtë koalicion të ri me Merkelin.