Kajro, 24 nëntor - Të paktën 184 persona kanë humbur jetën në një sulm me bombë ndaj një xhamie në qytetin Arish në rajonin e Sinait në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Egjiptit, MENA, 184 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 125 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit në xhaminë Ravda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurimet e sigurisë theksojnë se sulmi ka ndodhur pas namazit të xhumasë.
Në ndërkohë, Presidenca e Egjiptit ka shpallur tre ditë zie kombëtare.
Pritet që presidenti egjiptian Abdulfettah es-Sisi të mbajë një mbledhje të sigurisë me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe kreun e inteligjencës.