Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gashi thotë se Erdogani po e shkëput Turqinë prej Evropës, Urcan mendon se kjo është retorikë parazgjedhore

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po e shkëput Turqinë prej Evropës. Ai po e drejton atë kah lindja, thotë gazetari e politologu Dardan Gashi.

Gashi në Rubikon të KTV-së thotë se një shtet nuk mund të vazhdojë të qeveriset me metodat e Erdoganit dhe të vazhdojë të mbetet brenda Evropës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E gazetari Birol Urcan thotë se në politikën e Erdoganit nuk ka ndonjë strategji.

Urcan theksoi se kjo çka po sheh është veçse improvizim.

“Kjo gjendje tregon njëfarë dobësie momentale në politikën e jashtme”, ka thënë ai.

E deklaratën e Gashit se Erdogan po e drejton Turqinë kah Lindja nuk e mbështet. Ai madje thotë se kjo është vetëm retorike parazgjedhore.

“Turqia kah Linda s’ka çka lyp hiç. Turqia nuk është duke u shkëput nga perëndimi, është më shumë retorikë e zgjedhjeve”, ka thënë Urcan.