Gjermania mund të shkojë sërish drejt një koalicioni të madh mes dy partive kryesore, CDU dhe SPD.
Socialdemokratët e drejtuar nga Martin Schulz, kishin deklaruar gjatë fushatës, por edhe pas humbjes së zgjedhjeve, se nuk do bënin koalicion të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo bëri që CDU e kancelares Angela Merkel të niste bisedimet me partitë e vogla.
Bisedimet dështuan para pak ditësh, pas vendimit të FDP.
Dukej se Gjermania po shkonte drejt zgjedhjeve të reja.
Megjithatë pas një nate të gjatë bisedimesh, drejtuesit e Socialdemokratëve (SPD) kanë vendosur që të japin një sinjal pozitiv.
Pas tetë orë bisedimesh, drejtuesit e SPD thanë se janë gati për të negociuar me CDU për zgjidhjen e krizës.
Sekretari i Përgjithshëm, Hubertus Heil tha se “SPD nuk i përjashton bisedimet”.
Më herët CDU ishte shprehur se dera është e hapur për Socialdemokratët.
Tani priten bisedimet me shpresën se Gjermania nuk do zhytet në një krizë politike, duke shkaktuar valë negative në mbarë Europën.