Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armenia pritet të jetë pjesë e marrëveshjes për zgjerim të BE-së

Liderët e gjashtë vendeve të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel, në përpjekje për një bashkëpunim më të afërt mes BE-së dhe republikave ish-sovjetike.

Ngjarja kryesore në samit do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes për zgjerim të partnershipit të BE-së me Armeninë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky pakt, përjashton tregun e lirë dhe është më pak ambicioz se marrëveshjet me Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Sikurse këto vende, Armenia pati diskutuar me BE-në marrëveshjen e asociacionit, megjithatë presidenti, Serzh Sarkisian, kishte braktisur marrëveshjen në vitin 2013 nën trysninë ruse.

Sarkisian i ka thënë RFE/RL se Rusia asnjëherë nuk kishte ndërhyrë sa i përket bashkëpunimit me BE-në.

Bashkimi Evropian ka organizuar “Partnershipin Lindor” në vitin 2009 për të promovuar integrim ekonomik dhe vlera Evropiane në gjashtë vende të Evropës lindore dhe të Kaukazisë jugore.