Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nëndetësja argjentinase mund të ketë shpërthyer

Flota argjentinase ka raportuar për një shpërthim të regjistruar afër vendit kur është zhdukur nëndetësja me 44 anëtarë në ekuipazh.

Një “ngjarje jonormale, e shkurtër, jobërthamore” është regjistruar në jug të Atlantikut, tha një zëdhënës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Informata erdhi nga një bazë vëzhguese bërthamore austriake, tha Balbi.

Në atë zonë është raportuar për zhurma të mëdha.

Nëndetësja, ARA San Juan, është zhdukur të mërkurën, ndërsa dhjetëra shtete, përfshirë, Rusinë dhe SHBA-në kanë dërguar ndihmë.

Shpresat për gjetjen e anëtarëve të ekuipazhit të gjallë janë zbehur më 22 nëntor, kur zyrtarët kanë thënë se nëndetësja ARA San Juan, e cila është zhdukur më 15 nëntor, ka pasur oksigjen të mjaftueshëm për ekuipazhin në bord vetëm për shtatë ditë.