Iraku nisi sot në shkretëtirën perëndimore të vendit operacionin e fundit ushtarak për të eliminuar xhepat e fundit ku janë strehuar xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
“Ushtria, policia federale dhe forcat paraushtarake të Hachd al-Chaabi nisën sot në mëngjes një operacion të gjerë për të pastruar rajonin e AlJaziras që shtrihet në provincat e Salaheddine, Ninive dhe Al-Anbar”, pohoi gjenerali Abdelamir Yarallah, kreu i operacioneve të Komandës së Përbashkët të Operacioneve (JOC).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ekspertëve, kjo zonë përfaqëson 4,0 për qind të territorit, ose rreth 7 000 kilometra katrore.
Në një deklaratë, Hachd al-Chaabi njoftoi se faza e p
arë e operacionit për çlirimin e këtij rajoni në provincat Salaheddine, Ninive dhe al-Anbar, deri në kufi me Sirinë, ka qenë mjaft e ashpër.
“Ofensiva, e mbështetur nga aviacioni irakian, i kryesuar me ushtrinë dhe policinë federale nisi nga tre akse”, shtoi Hachd.
Kryeministri irakian, Haider al-Abadi njoftoi të martën se nuk dëshironte të njoftonte disfatën e ISIS-it para spastrimit të xhepave xhihadistë që ndodhen në zona shkretëtira të vendit.