SHBA-ja u ka bërë thirrje sot shteteve dhe popujve të Ballkanit për të punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, pas dënimit me burgim të përjetshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-kreun e serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.
“Washingtoni mbështet punën e rëndësishme të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe respekton vendimet e saj”, deklaroi për media një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuodo të vijojmë të përkujtojmë viktimat e krimeve çnjerëzore të kryera në ish-Jugosllavi”, shtoi ai, duke bërë thirrje gjithashtu për të shmangur çdo retorikë përçarëse.
Ratko Mlladiq, i cilësuar “Kasapi i Ballkanit”, u shpall sot fajtor për gjenocid në enklavën e Srebrenicës, në Bosnje ku 8000 burra dhe djem myslimanë u vranë në vitin 1995, dhe për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera në Bosnje.