Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Familjarët e viktimave iu gëzuan dënimit të Mlladiqit – serbët në Srebrenicë s’e komentojnë vendimin

Gëzim i madh shpërtheu mes familjarëve të viktimave të Srebrenicës, shumica e të cilave gra, derisa lexohej vendimi për burgim të përjetshëm për ish-komandantin serb, Ratko Mladiq.

Gratë, bashkëshorte dhe nëna të viktimave, kryesisht burra në Srebrenicë, shpërthyen edhe në lot pas leximit të vendimit. Këto gra po e përcillnin seancën në një vend të posaçëm që ishte krijuar afër memorialit përkujtimor për viktimat në Potoçari, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mladiqi, mes tjerash u akuzua për gjenocidin dhe vrasjen e 8 mijë djemve e burrave në Srebrenicë.

Masakra në Srebrenicë ishte njëra prej më të rëndave që bota kishte parë në Evropë që nga LDB.

E familjet që humbën të dashurit e tyre, megjithatë pohuan se nuk ka ndëshkim adekuat për dikë si Mladiqi.

E, në Srebrenicë asnjë serb nuk deshi të komentonte vendimin.