Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Albright: Me dënimin e Mlladiqit u përmbush drejtësia që premtuam 25 vjet më parë

Ish-sekretarja e Shtetit amerikan, Madeleine K. Albright ka komentuar dëimin e sotëm që i është dhënë “Kasapit të Ballkanit”, Ratko Mlladiqit nga Gjykata e Hagës, që e dënoi me burgim të përjetshëm.

Ajo ka thënë se dënimi i tij përmbush premtimin për drejtësi që kishin bërë 25 vjet më parë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas masakrimit të burrave, grave, dhe fëmijëve të pafuqishëm në Bosnje, Ratko Mlladiq iku dhe u fsheh për shumë vite. Tani, ai do të kalojë gjithë jetën e tij në burg. Zemra ime është me popullin e Bosnjës, veçanërisht me vejushat dhe nënat që shikuan vendimin. Përderisa të dashurit e tyre nuk do të ringjallen, drejtësia që premtuam 25 vjet më parë tani ka ardhur”, ka shkruar Albright në Facebook.

Ajo shpreson se ky vendim do të ndihmojë në procesin e pajtimit.

“Që nga sot e tutje, procesverbali është i qartë, dhe fakti se Ratko Mlladiq ka kryer krime lufte nuk mund të vihet në pikëpyetje. Shpresa ime është se ky verdikt do të ndihmojë në procesin e pajtimit, sepse pajtimi mund të vijë vetëm kur fajësia kolektive shlyhet dhe është caktuar fajësia individuale. Nëse ata që kanë kryer këto krime sillen para drejtësisë, mëkatet e një brezi ka më pak gjasë që të mbahen kundër gjeneratës së ardhshme, dhe cikli i mizorive përfundimisht mund të prishet”, ka thënë ajo.