Një avion ushtarak amerikan, që transportonte 11 persona, ra në oqeanin Paqësor pranë Filipineve, ndërkohë që po i bashkohej një aeroplanmbajtëseje amerikane, njoftoi sot marina amerikane.
“Një avion i marinës amerikane, që transportonte 11 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në oqean në juglindje të Okinavas”, theksoi marina amerikane në një komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Operacione shpëtimi për personelin janë duke u zhvilluar dhe situata e tyre shëndetësore do të vlerësohet nga ekipi mjekësor i ‘USS Ronald Reagan”, shtoi ajo duke iu referuar një aeroplanmbajtëseje amerikane që po zhvillonte manovra në atë zonë.