Partia e presidentit të Zimbabvesë, Robert Mugabe, nis sot procedurat për shkarkimin e tij.
Një zyrtar i partisë Zanu-PF tha se mocioni për ta hequr atë nga presidenca do t’i paraqitet parlamentit sot dhe se procesi mund të zgjasë vetëm dy ditë, transmeton Rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMocioni e ngarkon Mugaben me disa akuza, përfshirë lejimin e gruas së tij, Grace, “të uzurpojë fuqi kushtetuese”.
Liderët ushtarakë kanë marrë kontrollin e Zimbabvesë javën e kaluar.
Mugabe ka refuzuar kërkesën e partisë për të dhënë dorëheqje.
Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.