Gjykata Supreme irakiane shpalli sot antikushtetues referendumin për pavarësi, të organizuar në muajin shtator në rajonin autonom të Kurdistanit, episodi i fundit i krizës mes Bagdadit dhe Erbilit lindi nga ky konsultim, i organizuar kundër verdiktit të autoriteteve federale.
Gjykata Supreme njoftoi në një deklaratë se ka marrë një vendim ku e shpall antikushtetues referendumin e organizuar më 25 shtator 2017 në Kurdistanin irakian dhe duke anuluar tërësinë e rrjedhojave dhe rezultateve që vijuan më pas, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnulimi i këtij konsultimi është kushti paraprak i dialogut të parashtruar nga Bagdadi, ndërsa Erbili refuzon komentet në lidhje me fitoren e bujshme të alternativës “po”.