Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais” ka shprehur sërish shqetësimin për situatën në Katalonjë.
“Katalonja është një shqetësim i madh, shumë i madh. Nuk më pëlqen situata që ka krijuar, është një katastrofë”, ka thënë Juncker, transmeton TCH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër presidentin e KE, rasti i saj ka tensionuar atmosferën politike, ka shkaktuar një frakturë të brendshme në shoqërinë spanjolle dhe atë katalanase, si dhe ka krijuar probleme në familje dhe mes miqve.
“Është shumë e trishtueshme. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nacionalizmi është një helm i vërtetë”, ka thënë Juncker.
“Jashtë Europës më pyesin nëse Spanja ndodhet në një gjendje dekompozimi, nëse vendi po ndahet në dysh. Unë u them jo, se shumica e spanjollëve është kundër pavarësisë dhe se as shumica e njerëzve në Katalonjë nuk është e bindur”, ka vijuar presidenti i KE.
Ai ka shtuar se dy qeveritë, ajo katalanase dhe ajo iberike, mund të diskutojnë nivelin e autonomisë, por Europa është një klub kombesh dhe është e papranueshme që rajonet të dalin kundër kombeve.