Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vendi më i lumtur në Britani

Ekonomia britanike është duke u ngadalësuar. Bisedimet rreth tërheqjes nga Bashkimi Evropian kanë ngecur.

E Qeveria është në rrëmujë, shkaku i dorëheqjeve të anëtarëve të kabinetit midis akuzave për ngacmime seksuale dhe korrupsion, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Sidoqoftë, ky pesimizëm nuk duket të jetë i pranishëm në Craven, zonë në Yorkshire, në veri të Anglisë që ka bërë bujë shkaku që në statistika zyrtare ka dalë vendi më i lumtur në Britani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në qytetin më të madh të Cravenit, Skipton, me një popullsi prej 15.000 banorësh, madje edhe kryebashkiaku lokal, Andrew Rankine, e ka pranuar se ka mbetur i befasuar.

“Ne thjesht ecim përpara”, ka thënë ai. “Jemi ata që jemi”. Ai nuk është i vetmi që ka mbetur pa fjalë pas gjetjeve të Zyrës britanike për Statistika Shtetërore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.