Autoritetet spanjolle thonë se rreth 500 emigrantë janë shpëtuar nga anijet e shpëtimit, pasi ata tentuan të kalojnë përmes detit Mesdhe nga Afrika.
Francisco Bernabe, përfaqësuesi spanjoll në rajonin e Murcias, thotë se 461 emigrantë kanë mbërritur në portin jugor të Kartagjenës të shtunën, pasi u shpëtuan nga 44 anije të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnijet drejt Spanjës, thuhet se u nisën nga Algjeria.
Kryqi i Kuq u vendos në port për t’i ofruar ndihmë emigrantëve.
Ndërsa edhe 40 emigrantë u kapën në dy anije në ngushticën e Gjibraltarit.
Bernabe e quajti valën e emigrantëve "një sulm të koordinuar dhe të papranueshëm në kufijtë” spanjoll.