Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, pas përplasjes mes një minibusi dhe një kamioni në republikën ruse të Mari El, 600 kilometra në lindje të Moskës, njoftuan autoritetet lokale.
Aksidenti ndodhi në fshatin e Vizimyaryt, pranë lumit Volga, kur një minibus me 20 pasagjerë është përplasur me një kamion që transportonte trungje pemësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Numri i të vdekurve është 14 persona”, theksoi Ministria lokale për Situatat e Urgjencës.
“Ishte errësirë dhe ka pasur reshje të dendura dëbore në momentin e aksidentit”, sipas Ministrisë së Brendshme.