Daniel Serwer, ekspert për Ballkanin dhe profesor në universitetin amerikan John Hopkins, në deklaratë për MIA-n vlerëson se është e mundur që në vitin 2018 të bëhet depërtim në zgjidhjen e kontestit për emrin dhe heqje të bllokimit për pranim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.
Duke i komentuar pritjet optimiste nga Shkupi, Athina, por edhe nga Uashingtoni, të theksuara përmes zëvendës-ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së Hoyt Yee, Server thotë se zgjidhje mund të gjendet posaçërisht lidhur me pranimin e Maqedonisë në NATO.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, zgjidhje, të paktën, për anëtarësim në NATO, është e mundur në vitin 2018. Të njëjtin gjë mund ta thosha çdo vit nga Marrëveshje e përkohshme e vitit 1995, kushtet (rastet) për këtë për momentin janë premtuese”, thekson Serwer.
Për reagimet eventuale nga Moska kur do të vijë koha për pranim të Maqedonisë në NATO dhe deklarata që në këtë kontekst e dha kryeministri Zaev për radion malazeze “Antena 1”, siç transmeton Lajm i Maqedonisë, Serwer thekson se “rusët do të provojnë gjithçka që ta pengojnë Maqedoninë të hyjë në Aleancë”.
“Presion ndaj Greqisë, financimi i politikanëve anti-NATO, demonstrues të huazuar, propagandë intensive nga RT dhe Sputnik, provokime të armatosura, madje atentat dhe grusht shtet, e gjithë kjo do të jetë në menynë e tyre. Më mirë është që të jeni të përgatitur për më të keqen”, thotë Daniel Serwer në deklaratë për MIA-n.
Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror amerikan Hoyt Yee javën e kaluar në debat në Washington deklaroi se çështja për emrin deri tani është në nivelin më të lartë dhe më afër gjetjes së zgjidhjes. Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, madje, deklaroi se pret që çështja të mbyllet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, se duhet të bëhet hap dhe se tani ka shanse më të mëdha prej më parë që të gjendet zgjidhje me Greqinë.
Raund i ri i bisedimeve të negociatorëve të së dy vendeve me ndërmjetësim të Methju Nimicit, pas një pauze më të gjatë, pritet të mbahen më datën 20 ose 21 këtë muaj.