Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bora paralizon Kroacinë, meteoalarm në Mal të Zi

Bora ka paralizuar pjesë të tëra të Kroacisë, ndërsa në Mal të Zi, si pasojë e shirave dhe furtunës është shpallur si meteoalarm, raportojnë mediat e atjeshme, transmeton Koha.net.

Siç raporton Index.hr, bora ka bllokuar rrugët në Kapele, po bie pandërprerë në Slemen, Gortski Kotar, ndërsa rrugët e lagëta e të rrëshqitshme ka krijuar probleme në komunikacionin e brendshëm. Raportohet se për kamionë me rimorkio nuk ka ndonjë shteg të lirë kalimi në drejtim të Rijekës dhe Istirisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të stuhisë shumë linja trajektesh me bregdetit e ishujve janë ndërprerë, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.

Rrjeti europian i serviseve meteorologjike ka publikuar sot ararmin e kuq meteorologjik për gjithë territorin e Malit të Zi, për shkak të reshjes së madhe të shiut dhe erërave të fuqishme.