Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka fajësuar Holandën për masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës.
Gjatë një fjalimi televiziv më 14 mars, Erdogan ka thënë se “karakteri” i Holandës ishte “thyer” nga masakra, e cila vlerësohet si më e keqja që prej Luftës së Dytë Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoErdogan iu referua vrasjes së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, nga forcat serbe të Bosnjës, në qytetin e Srebrenicës, ku paqeruajtësit holandezë të OKB-së, të cilin ishin të armatosur lehtë, kishin dështuar që të ndalnin masakrën.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, i quajti deklaratat e Erdoganit “gënjeshtra të pështira historike”.
Deklaratat e Erdoganit vijnë në kohën e rritjes së tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Holandës, për shkak se Holanda ndaloi dy ministria të Turqisë, të mbajnë tubime për të fituar votën e qytetarëve turq , për referendumin e prillit.
Më 16 prill, në Turqi do të mbahet referendumi për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’ia zgjerojnë kompetencat Erdoganit.
Më herët Erdogan, e ka quajtur Holandën “mbetje naziste” dhe e ka akuzuar për “fashizëm”.