Transmetuesi shtetëror rus, RT, ka njoftuar se do të përmbushë kërkesat e SHBA-së që të regjistrohen si agjentë të jashtëm, duke shtuar se një urdhër i tillë do të hudhet në gjyq.
RT, i njohur si Russia Today, ka thënë në një kumtesë në faqen online se Departamenti amerikan i drejtësisë, ka detyruar ata të regjistrohen si agjentë të jashtëm deri më datën 13 nëntor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepartamenti i drejtësisë, vazhdimisht ka refuzuar të konfirmojë apo mohojë një urdhër të tillë, ata po ashtu nuk i janë përgjigjur Radios Evropa e Lirë.
Kryeredaktorja, Mararita Simonyan, tha se punonjësit e televizionit mund të arrestohen nëse nuk regjistrohen në ligjin e agjentëve të jashtëm të SHBA-së.
Faqja online e televizionit e ka cituar Simonyan të ketë thënë se “ në mesin e pasojave apo regjistrimit, ne zgjedhim regjistrimin, edhe pse kategorikisht nuk pajtohem me këtë kusht”.
Ajo ka thënë se për këtë do t’i drejtohet gjykatës.