Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpërthimi i gazit shemb 32 banesa të një ndërtese nëntëkatëshe në Rusi

Një pjesë e ndërtesës nëntëkatëshe është shembur pas një shpërthimi që ka ndodhur në Izhevsku të Rusisë, ndërsa ka frikë se dhjetëra banorë kanë mbetur të ngujuar.

Siç transmeton Independent, me këtë rast janë dëmtuar 32 banesa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaku i aksidentit besohet të jetë shpërthimi i gazit.

Deri më tash janë tërhequr dy trupa të pajetë, ndërsa operacioni për kërkim-shpëtim është në vijim e sipër.