Ishte një iniciativë inkurajuese për një vend të njohur që nuk u jep grave platformë në jetën publike.
Megjithatë, kur Arabia Saudite deshi të mburrej me inaugurimin e Këshillit të Gruas në provincën al-Qassim, ata injoruan një gjë: gratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotografitë e publikuara nga takimi i parë të Këshillit të Grave në Qassim tregojnë 13 burra dhe as edhe një femër të vetme, shkruan BBC, transmeton KP.
Gratë qëndronin në një dhomë tjetër ku kishin shfaqur prezencën e tyre përmes videolidhjes.
Inaugurimi u kryesua nga Princi Faisal bin Mishal bin Saud, i cili tha se është krenar me hapjen e saj dhe se ky këshill është i pari i këtij lloji në Mbretërinë e tyre.
Këshilli udhëhiqet nga Princesha Abir bint Salman, bashkëshortja e bin Saudit, e cila poashtu nuk u pa në fotografi.