Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat ajrore siriane kanë kryer krime lufte

Forcat ajrore siriane qëllimisht në dhjetor bombarduan burimet e ujit, që paraqet krim lufte, pasi ka pamundësuar furnizimin me ujë për rreth 5,5 milionë njerëz në dhe përreth Damaskut, është bërë e ditur nga Komisioni i pavarur ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për hetime në Siri.

Komisioni ka njoftuar se nuk janë gjetur fakte për ndotjen e burimit të ujit ose atë që grupet e armatosura kanë demoluar burimin, të cilin ushtria siriane e mbante atë kohë, shkruan KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo