Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Soros i përfshirë në skandalin ndërkombëtar “Paradise Papers”

Skandali i ri financiar që ka shpërthyer pas një hetimi të bërë nga disa media, ka përfshirë një sërë persona të njohur dhe me ndikim në botë. Skandali është quajtur “Paradise Papers”, një hetim për parajsat fiskale, shoqëritë offshore, që mashtrojnë financat e vendeve të tyre.

Por kush janë emrat e përfshirë në këtë skandal të ri financiar që pritet të sjellë përshtjellime në të gjithë botën dhe do të përfshijë edhe Shqipërinë. Njëri prej tyre, siç transmeton Shekulli, edhe George Soros, filantropisti dhe financuesi i shumë projekteve sidomos në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Italianët i thonë ‘mbreti i emigrantëve’, për shkak se dyshohet se ka financuar spekulime të shumta financiare dhe lëvizjen e paligjshme të njerëzve.

Duket se pikërisht nga këto parajsa fiskale vijnë edhe paratë e Sorosit me të cilat financon lëvizje të ndryshme nëpër botë, si ajo anti-Trump në SHBA.

Në listën e “Paradise Papers” ka edhe emra shumë të njohur në të gjithë botës, si Mbretëresha Elisabet, këngëtari i U2 Bono Vox, Madona, një ministër i Donald Trump, një nga themeluesit e Microsoft, Paul Allen, ish-komandanti suprem i NATO-s në Europë, Wesli Clark, mbretëresha Noor e Jordanisë, etj.

Në lista pritet të dalin edhe emrat e politikanëve të korruptuar, riciklues parash të pista dhe trafikantë droge.