Gjykata Federale e Irakut tha se kushtetuta nuk jep të drejtën e shkëputjes për asnjë rajon të shtetit, transmeton AA.
Zëdhënësi i Gjykatës Federale Iljas Samuk, në një deklaratë me shkrim tha se “Neni 1 dhe nenet tjera relevante të Kushtetutës thonë se duhet të mbrohet uniteti i Irakut. Edhe neni 109 obligon administratën e të gjitha qyteteve që ta ruajnë këtë unitet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke u nisur nga kjo, Gjykata Federale ka bërë të ditur se ‘në Kushtetutë nuk ka ndonjë nen, në lidhje me atë se rajonet e shtetit kanë të drejtën e shkëputjes”, thotë Samuk.