Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

UNICEF: Më shumë se 1 500 fëmijë të vrarë nga lufta në Jemen

Lufta në Jemen ka shkaktuar rreth 7 700 të vdekur, prej të cilëve të paktën 1 546 fëmijë, që prej ndërhyrjes dy vjet më parë të një koalicioni ushtarak nën komandimin saudit për të mbështetur qeverinë përballë rebelëve, theksuan sot agjencitë e OKB-së.

“Nga marsi 2015 deri më 10 mars 2016, të paktën 1 546 fëmijë u vranë dhe 2 450 të tjerë janë gjymtuar në Jemen”, theksoi Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët (UNICEF).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mes tyre bëjnë pjesë 1 022 djem, 478 vajza dhe 46 fëmijë të tjerë”, shtoi UNICEF në një komunikatë, transmeton KP.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, konflikti ka shkaktuar rreth 7 700 të vdekur dhe më shumë se 42 550 të plagosur që prej ndërhyrjes së koalicionit.